Kush e fiton BBVA4? Dy ish banorët e këtij sezoni tregojnë të vërtetën që ASKUSH nga ne nuk e paska ditur!

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, Kelly dhe Xumi, ishin të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentuar dinamikat e ndodhura së fundmi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kelly dhe Xumi, thanë edhe emrat e dy banorëve që ata mendojnë se sot do t’i bashkohen Rozanës dhe Laertit për në finalen e madhe që do të mbahet më 19 prill.

Të pyetur se cili nga banorët i ka surprizuar në këtë “Big Brother” që nga dita 1 e deri më sot, Kelly tha:

“Janë disa. Eglin e prisja më të qetë, më ka surprizuar te pjesa e debateve, gjithmonë për mirë”.

Ndërkohë Xumi kësaj pyetje iu përgjigj:

“Për keq me thënë të drejtën më ka surprizuar Rozana, e kam thënë edhe aty brenda. Sjellja që ka bërë ajo në këtë Big Brother, nuk është Rozi që njoh jashtë. Unë kam pasur marrëdhënie pune me të shumë të gjatë, gëzoj respekt se në fund të ditës edhe ajo aktore është, thjesht ka zgjedhur mënyrën e gabuar të aktrimit aty brenda. Rozana më ka surprizuar jo për keq, po nuk ndihem si më parë për të. Kurse Gerta më ka surprizuar për mirë, jashtë mase. Për mua ka përballuar shumë më shumë seç mund të përballojë një banor”.

Ndërsa pyetjes se “kush fiton”? – Xumi dhe Kelly thanë emra të ndryshëm.

“Mendoj Gjesti”, u përgjigj Kelly, e nga ana tjetër Xumi tha: “Rozana”.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x