Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment personal dhe të ndjeshëm.
Në një video të postuar në Instagram, ai shfaqet i fashuar në sy, pas kryerjes së një operacioni kirurgjikal që kishte vite që e priste.
Artisti rrëfen se dëmtimi i syrit i ka ndodhur që në moshën 12-vjeçare, pas një aksidenti.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ai dhe familja e tij nuk kanë mundur ta trajtojnë me kohë këtë problem shëndetësor.
“Unë e kam aksidentuar syrin kur kam qenë 12 vjeç dhe familja ime, prindërit e mi, e dinë çfarë kemi hequr rrugëve të botës, pa mundësi ekonomike, për të bërë operacionin,” – shprehet G-Bani në video. “Pas kaq vitesh, ndjehem super mrekullueshëm.”
Operacioni ka përfunduar me sukses dhe reperi duket më i qetë e më i lumtur se kurrë, duke treguar se përballimi i vështirësive sjell gjithmonë një dritë në fund të tunelit.