‘Nuk është fajtor aktori, por…’ Olsi Bylyku tregon të vërtetën e g*ditjes së mbrëmshme? Aktori pendohet dhe e fshinë menjëherë…

Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin dhe u përjashtua menjëherë nga formati, nuk kanë munguar reagimet e figurave publike.

Një ndër to është edhe aktori Olsi Bylyku, i cili dikur ka qenë pjesë e këtij programi.

Reagimi i tij, edhe pse u fshi pak më pas, sipas “Zone Vip”, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe përmbante kritika të ashpra ndaj menaxhimit të programit nga ana e Top Channel.

“Phyyy, phyyy, phyyyyyy! Kjo është ajo ‘loja’ që ju ofrohet si ‘lojë’ nga televizioni që ju aq shumë e doni!” – shkroi Bylyku, duke shprehur zhgënjim dhe neveri për atë që ndodhi live para një publiku të gjerë.

Ai e përshkruan incidentin si një “shpullë mediatike” për publikun, duke theksuar se dhuna nuk është thjesht një devijim i momentit, por pasojë e një klime të ushqyer qëllimisht për të rritur shikueshmërinë.

Olsi thekson se fajtorët nuk janë konkurrentët, por ata që drejtojnë prapaskenën:

“Nuk është fajtor asnjë aktor, miq! Është regjizori i kësaj ‘shfaqjeje’.”

Ky reagim pasqyron qëndrimin kritik që Bylyku ka mbajtur më herët ndaj formatit, të cilin e kishte braktisur duke deklaruar se nuk përputhej me parimet e tij personale dhe profesionale.

Në fund, ai u bën thirrje shikuesve për reflektim:

“Hiqni dorë nga mendimi që gjithçka është zbavitje. Çdo gjë është E VËRTETË!”

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x