‘Produksioni ka muaj që e pret këtë skandal…’ Florjan Binaj shpërthen ndaj produksionit të BBVA ‘Top channel u kthye në një fole…’

Florjan Binaj, aktori i humorit, prej më shumë se një viti edhe moderator ka reaguar shpër në lidhje me skandalin e Big Brother VIP.

Binaj përmes një postimi shkruan ndër të tjera se “Ata mezi e kanë pritur një skandal të tillë për të rritur shikueshmërinë”.

Sipas tij prej dy vitesh ky format është i degjeneruar dhe Top Channel nga një televizion që mblidhte talentet dhe promovonte vlerat tani bën lartimin dhe lavdinë e paaftësisë, injorancës, dhunës.

“Pasi pashë sot atë që paska ndodhur mbrëmë te “Pig Brother Gjys VIP”, dua të shpreh dhe unë diçka që kam muaj që e shpreh në videot e mia në kanalin tim në YouTube: Produksioni, sado që na qenkërka distancuar nga ajo që ndodhi, ka muaj që mezi pret që diçka e tillë të ndodhë për t’i rritur shikueshmërinë një formati të degjeneruar për kohësh!”, referuar deklaratës se “BBVA 4” nuk përfaqësohet nga veprimi i Jozit.

Më tej, shkroi se “zarfi i zi u kthye nga ndëshkim, në bonus” dhe shtoi se:

“Lartimi dhe lavdia e paaftësisë, injorancës, dhunës, duke i shitur si vlera të formatit. Kur nuk je i zoti të prodhosh vlera, ose do konsumosh vlerat e të tjerëve, ose do prodhosh anti-vlera.

Brenda një 10-vjeçari u pa se si një televizion kombëtar, nga fole që thith talente dhe i shërben publikut ajkën e cilësisë, u kthye në një fole për të paaftët që t’i shesin publikut anti-vlerat dhe boshllëkun për cilësi”.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x