Valbona Mhilli i la Gjestit në dasmë mesazhin e papritur: Mos u kthe pa…

Po vazhdon akoma dasma e Gjestit me Egli Takon në Big Brother VIP Albania 4.

Të ftuar kanë qenë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, e disa ish-konkurrentë të këtij formati.

Ata kanë kërcyer e janë argëtuar me njëri-tjetrin, ku performoi Remzie Osmani së bashku me të vëllanë, Nexhatin.

Valbona Mhilli në një moment i uroi Gjestit fitore dhe i tha që të mos kthehet pa kurorë.

Ajo duket se po mban akoma anën e këngëtarit pejan, përkundër raportit të ngushtë që kishte me Joz Markun.

Para se të dilte, gazetarja kishte rregulluar raportet me Gjestin dhe po shoqërohej vazhdimisht.

Finalja e madhe e këtij reality shou do të mbahet të shtunën (19 prill). /Telegrafi/

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x