Aksident tragjik në vend, humb jetën një grua!

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në urën e Tapizës.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë një grua.

Deri më tani identiteti i kësaj të fundit ende nuk është bërë me dije për mediat, ndërkohë që priten më tepër informacione si dhe një reagim zyrtar nga blutë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x