VIDEO që po HABIT rrjetin: Luizi i ngre zërin dhe i bërtet Kiarës?

Si shumë herë, Luiz Ejlli rrëmben vëmendje jo vetëm me talentin por dhe me sensin e humorit të tij.

Ditën e sotme nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e tij, artisti shfaqet duke folur me tone të larta dhe ecën në drejtim të Kiarës, ndërsa në sfond duket dhe e ëmbla Luna Mari e cila e shikon me habi.

“Kjo shtëpi ka burra! Dhe kur unë të them ty dua të dal, unë dal kur të më dojë qejfi mua. Në dy të natës, në tret ë natës. Detyra jote është vetëm të më thuash se çfarë teshash dëshiron që të çohem e t’i hekuros. Kështu I tha gruas ai për Zotin” shprehet Luizi me tone të larta.

Teksa Kiara e shikon e habitur, këngëtari vijon të ecë në drejtim të lavamanit dhe e pyet:

Tani këto enët a t’i laj unë apo ka dhe të tjera?Kiara i përgjigjet: Vëri te banaku.

Kjo nuk është hera e parë që Luizi surprizon me video gazmore në të cilat përfshihet partnerja dhe e vogla e tij.

 

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x