Neda Balluku ka reaguar pas largimit të Egli Takos nga Big Brother VIP Albania, duke ndarë një mesazh të fortë përmes rrjeteve sociale.
Në një postim të saj, ajo ka krahasuar reagimin e kritikëve të Eglit me një degradim të brendshëm, duke theksuar se ata që sulmojnë për të fituar një ndjekës më shumë janë të zhytur në një rrëzim të pashpresë.
Megjithatë, mesazhi i saj është edhe një shenjë mbështetjeje për Eglin, duke përdorur metaforën e lules, që mbetet e tillë pavarësisht stinëve dhe vështirësive që kalon.
“Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten,
më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar.
Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish.”
Me fjalët “dhe pranvera vjen sërish”, Neda nënkupton se pavarësisht kritikave apo sfidave, Egli do të ketë një ringritje dhe një kapitull të ri pozitiv në rrugëtimin e saj.