Ngjarje e pazakontë dhe e rëndë në BBVA/ Ola e lidhur me kabllo në lot, Gjesti e tërheq nga pas (Video)

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjellë momente të reja tensioni që kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale.

 

Së fundmi, një video e bërë virale tregon një situatë të tensionuar mes dy konkurrentëve. Ola shihet e ulur në divan, duke mbajtur një kabllo, kur papritur Gjesti e tërheq me forcë nga pas.

Pavarësisht momentit të pakëndshëm, Ola përpiqet të mos e lëshojë kabllon, ndërsa Gjesti i kërkon disa herë të heqë dorë.

Ky episod ka shkaktuar polemika të shumta mes shikuesve, të cilët kanë kritikuar sjelljen e Gjestit, duke e cilësuar situatën si një provokim ose një veprim të papërshtatshëm.

 

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x