Ndodhi ajo që nuk pritej! Ish-banorja hedh në gjyq produksionin e BBV, cfare pritet te ndodh tani?

Anisa Veseli ka hedhur në gjyq produksionin e “Big Brother Vip Kosova” për mashtrimin që i bënë lidhur me trajtimin e ofruar falas prej tyre për shërimin e saj.

 

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK,banorja ndau me publikun një rrëfim të dhimbshëm të jetës së saj, ku tregoi se vuan nga sëmundja e skoliozës, trajtimi i së cilës kërkonte 200 mijë euro.

Sakaq, produksioni i BBVK i premtoi Anisës trajtimin e sëmundjes, gjë që mesa duket ishte vetëm një gënjeshtër, gjë që vete Anisa e bëri publike disa ditë më parë.

E tashmë ajo ka marrë vendimin ta hedhë në gjyq produksionin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Anisa ka shkruar:

 

“Pas premtimeve të rreme dhe mashtrimit të publikuar në emisionin Big Brother VIP Kosova nga Klan Kosova, ku është ofruar një trajtim mjekësor i plotë për mua, por që ka rezultuar të jetë një mashtrim i pastër, kam vendosur të marr hapa të rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.

Për këtë qëllim, kam angazhuar Shoqërinë e njohur të avokatëve Jupolli & Associates, për të më përfaqësuar në këtë proces të rëndësishëm. Ata do të punojnë për të siguruar që të drejtat e mia të respektohen dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për mashtrimin që më është bërë. Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar se askush nuk mund të luajë me shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të pambrojtur!

Drejtësia do të triumfojë!”

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x