Nuk e merrni dot me mend: Zbulohen emrat e dy personazheve të Ferma Vip! Ja për kë bëhet fjalë

Sezoni i dytë show-t televiziv “Ferma VIP” do të nisë javën që vjen.

 

Mes shumë emrave që përfliten se do të jenë pjesë e këtij formati, burime të sigurta për Anabel na kanë zbuluar dy fermerët e parë që do t’i bashkohen fermës.

Këngëtarja Enca Haxhiu bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike.

Po ashtu, këngëtari Fero do t’i bashkohet kastit të fermerëve.

Ndërkohë, më herët zbuluam se moderatore e këtij edicioni do të jetë Luana Vjollca, ndonëse Fjoralba Ponari theksoi se do të ishte ajo në natën finale të sezonit të parë.

 

Fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP” u shpall Dijonis Biba.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x