Familjarët e Gjestit shkojnë në BBVA, ky ishte MESAZHI I ‘FSHEHTE’ që dhanë për Egli Takon!

Pas 156 ditësh izolim në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti ka përjetuar një nga momentet më emocionuese të rrugëtimit të tij, teksa u surprizua nga familjarët.

 

Babai i tij ndau një mesazh të fuqishëm mbi gabimet e rinisë dhe rëndësinë e rritjes, ndërsa Gjesti theksoi se, pavarësisht të ardhmes, lidhja me familjen e tij do të mbetet e pandryshuar.

“Çdo gjë bëjeni për familjen, bëni diçka, s’mund t’ua ktheni gjithçka që kanë bërë për ju. Çdo gjë për ju e bëj. Mami më ka thënë, ‘ke me na harru kur të martohesh’, por edhe kur të martohem, s’dua të ndahem nga ju, por të jemi bashkë,” u shpreh ai, duke emocionuar të gjithë.

Megjithëse gjatë takimit nuk u përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë raporti i tij me Egli Takon, një detaj nuk kaloi pa u vënë re.

Teksa Gjesti po largohej për t’u rikthyer në shtëpi, prindërit e tij i thanë: “Të fala banorëve, të gjithëve.”

 

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x