Flet per here te pare Valbona pas daljes nga BBV4 dhe habit me deklarate: Laerti më kërkoi të putheshim në një…

Valbona Mhilli, në një intervistë për “Shqipëria Live” një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pohoi se ka pasur ndenja për Laert Vasilin.

Valbona, Laerti, BBV4,a

“Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit.

Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha moderatorja.

Sipas saj, Laerti i ka kërkuar të shkëmbenin puthje në një pjesë të shtëpisë, me pretendimin se nuk e kapnin kamerat, pavarësisht se çdo cep i BBV është i monitoruar 24 në 24.

 

“Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’.

Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur.

Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x