‘Jozi më ka premtuar që do…’ Valbona HABIT me deklaratën e saj në lidhje me Jozin!

Valbona Mhilli u largua të martën nga shtëpia

 

e “Big Brother VIP 4” gjatë një televotimi ‘kokë me kokë’ me Laert Vasilin.

Ditën e djeshme ajo ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ajo ka qenë në studion e emisionit “Shqipëria Live” ku foli për rrugëtimin e saj në reality show.

Ajo u shpreh se ka qenë e bindur se do të ishte pjesë finaliste, madje në treshen finaliste.

Më pas Valbona ka folur edhe për raportin e saj me banorin e BBV 4, Jozi.

“Jozi është një mik shumë i mirë i imi. Jozi është miku i ngushtë i vëllait tim jo biologjik. Aty jemi njohur, kaq”, tha ish-banorja, e cila shtoi se e kishte dëgjuar se do të bëhej pjesë e reality show-t.

Gjithashtu Valbona u shpreh se Jozi i ka premtuar se do të bëjë një këngë për babain e saj.

“Jozi do të bëjë një këngë për babanë tim”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x