Dita e diel do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin.
Ndryshime të shpeshta të kushteve atmosferike priten gjatë ditës, ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshje shiu.
Era me drejtim nga kuadrati i jugut, nga orët e mesditës era kthehet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/s , përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor nga orët e mesditës e pasdite dhe zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18-20m/s
Deti do të jetë me valëzim të forcës 3-4 ballë, duke e bërë lundrimin më të vështirë në detin Adriatik dhe Jon. Kjo mund të shkaktojë kushte të pasigurta për aktivitetet detare.
Për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe erës që mund të arrijë shpejtësi të lartë, rekomandohet kujdes gjatë udhëtimeve dhe aktivitetet detare.