Aksident i rëndë në vend! PIagosen 4 persona, ja detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të tunelit të Murrizit, ku shtetasi K.L., 19 vjeç,

ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur afërs mesantës së djeshme në orën 23:45, ndërsa kanë mbetur të plagosur pasagjerët , K.Gj., U.M dhe F.K., dhe shoferi të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Klos/Informacion paraprak

Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x