Pas Gjestit, i cili u shpreh se të martën do të largohet nga spektakli, edhe Egli Tako ka bërë një deklaratë të fortë në “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë një bisede me banorët, ajo u shpreh qartë: “Nëse nuk shpallem finaliste, unë e lë shtëpinë. Nuk qëndroj më as edhe një ditë.”
Deklarata ka ngjallur reagime brenda dhe jashtë shtëpisë.
Në një fazë ku loja po bëhet gjithnjë e më e ngarkuar dhe tensionet rriten, Egli nuk pranon të jetë thjesht një emër në garë.