Dhimbje dhe trishtim! Mbyll sytë përgjithmonë avokatja e njohur në moshë të re, la dy fëmijë jetim

Vajza e ish-Prokurorit të Tiranës, Bajram Breçanit, Drenica Breçani është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare.

Avokatja ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e djeshme, duke lënë kështu pas një dhimbje të madhe te familjarët, dy fëmijët e saj, miqtë dhe kolegët.

Lajmin e trishtë për këtë humbje të madhe e kanë dhënë vetë familjarët e 39-vjeçares të cilët duke mos bërë me dije shkakun e vdekjes kanë njoftuar se ajo do të përcillet për në banesën e fundit këtë të hënë, në orën 15:00 në Varrezat e Tufinës.

“Me hidherim te thelle ju njoftoj ndarjen nga jeta e parakoheshme e motres time Drenica Brecani Varrimi behet diten e hene ne oren15:00 ne Tufine”, ka njoftuar motra e Drenica Breçanit.

Zemërthyer për këtë tragjedi ka reaguar edhe vëllai i avokates. Teksa ka postuar një foto të motrës së tij në shtratin e spitalit, ai shkruan: “Drita e bukur ti ike pa më dhënë mundësinë edhe njëherë të të takoj. U prehsh në paqe motrushi im…le pas një boshllëk të pazvëndësueshëm”.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x