Tonet janë acaruar seriozisht në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një debat i ashpër mes Laert Vasilit dhe Gjestit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Gjithçka nisi kur Laerti përmendi fenë islame në një kontekst provokues, e më pas i drejtoi akuza Gjestit për përdorimin e alkoolit duke u betuar në emër të Zotit.
“Për këtë që the, do vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim muhabetin,” – dëgjohet Laerti në një video që është bërë virale.
Gjesti reagoi menjëherë, duke e akuzuar për kërcënim, ndërsa debati vazhdoi me fyerje të ndërsjella dhe akuza për sjellje të papërgjegjshme me alkoolin.
“Mos përmend më Allahun me shishe birre në dorë,” – i tha Laerti, ndërsa Gjesti u kundërpërgjigj:
“Zoti ma fal mua. Edhe ti pi, e tepron.”
Situata agravoi deri në ofendime personale dhe tension të dukshëm në shtëpi, duke ngritur pyetjen nëse kjo përplasje do sjellë ndonjë ndëshkim nga produksioni.