Aksident i rëndë në vend, kamioni përplaset shumë keq me autobusin! Ja cfarë raportohet

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në njërën nga kthesat e Llogarasë, ku një autobus është përplasur me një kamion.

Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Për shkak të aksidentit, trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash. Situata është përkeqësuar edhe më shumë nga fakti që tuneli i Llogarasë vijon të jetë i mbyllur për shkak të punimeve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbadhur shkaqet e aksidentit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x