Jozi g*diti Gjestin, ky ish banor i BBVA e mbështeti dhe e cilësojë mbret, por u PENDUA shumë pas reagimit të tij!

Aktit të rëndë të dhunës së ushtruar nga Jozefin Marku ndaj Besart Kelmendit,

i njohur si Gjesti, gjatë daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”,

i ka duartrokitur publikisht një nga ish-banorët e këtij edicioni, duke shkaktuar reagime të forta dhe të menjëhershme në rrjet.

Bëhet fjalë për Vserlon, i cili, përmes një InstaStory të publikuar pak pas incidentit, i vendosi Jozit një emoji kurorë, duke e cilësuar si “mbret”.

Ky veprim u interpretua gjerësisht si mbështetje e hapur ndaj aktit të dhunës — një sjellje e papranueshme, sidomos në një format kaq të ndjekur publikisht.

Por Vserlo nuk u ndal me kaq.

Ai postoi gjithashtu një mesazh me nënkuptime drejtuar Gjestit, ku shkruante: “Shpresoj të kujtohet veza”, duke bërë një referencë ironike ndaj një episodi të mëparshëm mes tyre në shtëpi.

Këto reagime u fshinë më vonë nga profili i tij, por për ndjekësit, dëmi ishte bërë.

Rrjeti shpërtheu në kritika, duke dënuar këtë qëndrim dhe duke e konsideruar të papërgjegjshëm, provokues dhe jashtë çdo norme etike, në një moment kur publiku, figura publike dhe vetë produksioni i spektaklit kanë dënuar hapur çdo formë dhune.

Ndërkohë, Jozi ndodhet nën hetim nga Policia e Shtetit, pas shoqërimit në komisariat menjëherë pas incidentit.

Gjesti është rikthyer në shtëpi, pas trajtimit mjekësor, dhe do të vazhdojë garën për në finalen e madhe që do të zhvillohet më 19 prill.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x