“Surprizat më të bukura nga 4 edicione” – çka po paralajmëron Sara Hoxha për finalen e Bigut?

Drejtuesja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Hoxha, ka ndezur pritshmëritë për finalen e madhe të këtij edicioni, duke premtuar një mbrëmje spektakolare plot surpriza.

Përmes një postimi në Instastory, Hoxha ka zbuluar se finalja e këtij viti do të jetë më e veçanta nga të gjitha.

“Të shtunën disa nga surprizat më të bukura në 4 edicione,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se publiku duhet të presë emocione dhe momente të papritura.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 19 prill, ku katër finalistët – Gjesti, Rozana, Egli dhe Laerti –

janë në garë për të rrëmbyer çmimin e madh. Tashmë sytë janë të gjithë nga kjo natë e shumëpritur që pritet të mbledhë para ekranit një audiencë rekord.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x