Dh*mbje dhe humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë tenori i njohur shqiptarë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme tenori i njohur shqiptar Dhimitër Dushi i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Një figurë e shquar e muzikës klasike, asaj të lehtë dhe popullore, tenori Dushi ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare.

I lindur më 7 tetor të vitit 1947, Dhimitër Dushi lindi në lagjen Mangalem të Beratit ku u rrit dhe kreu studimet e para në fushën e artit.

Dhimitër Dushi kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1976 e më vonë nisi punë në Estradën Profesioniste të Beratit duke qenë gjithmonë e më afër me publikun. Me hapjen e shkollës së mesme artistike “Ajet Xhindole”, ai u emërua mësues në degën e kantos, ku për vite me radhë formoi breza të rinj këngëtarësh deri në daljen e tij në pension.

Tenori ka një karrierë të pasur në jetën artistike ku mund të numërojmë mbi 600 interpretime nga të cilat përfshihen arie të klasikeve të mëdhenj botërorë, këngët e muzikës së lehtë dhe së fundmi interpretime të muzikës popullore. Edhe pse doli në pension, zëri i tij nuk rreshti së kënduari në çdo aktivitete e organizime, gjithmonë prezent me zërin dhe talentin e tij.

Për kontributin e tij të çmuar, Dhimitri është vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Medaljen “Naim Frashëri” dhe është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Beratit.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x