Aksident i rëndë në vend! Humb jetën një person (Detaje)

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “3 Heronjtë” të Shkodrës, ku një automjet i drejtuar nga shtetasja E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka nisur menjëherë procedurat ndaj drejtueses së mjetit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x