VIDEO/ Pak orë larg finales dhe daljes nga spektakli, Gjesti ka dy fjalë për Joz Markun!

Në ditën e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”,

vetëm pak orë para finales së madhe që do të mbahet sonte në mbrëmje, banorët ishin të ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, ku biseduan me moderatoren Sidorela Gjoni.

Gjatë transmetimit live, Sidorela i drejtoi Gjestit një pyetje interesante:

“Çfarë do t’u thoje atyre që i ke përcjellë nga dera e kuqe apo edhe me zarf të zi, në këtë rast?”

Me qetësi dhe maturi, Gjesti u përgjigj:

“I falenderoj që kanë qenë [këtu], normal, kanë qenë shumë të mirë, por nuk e kanë pasur fatin të qëndronin këtu brenda.

Nuk kanë mundur të luajnë, nuk kanë mundur të përballojnë, dhe fati i keq i ka përcjellë. Ne nuk jemi dorëzuar, sot jemi këtu. I përshëndes të gjithë.”

Finalja e shumëpritur do të kurorëzojë fituesin e këtij edicioni mes katër finalistëve: Gjesti, Rozana Radi, Egli Tako dhe Laert Vasili.

 

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x