E Diel e trishtë! 17 vjecari në vend i jep fund jetës, zbardhen detaje të rënda

Detaje të reja janë duke dalë në dritë në lidhje me 17-vjeçarin nga Gjirokastra, që u vetëvar në shtëpinë e tij.

Sipas burimeve nga “Top Channel”, mësohet se të afërmit e familjes Peçi janë shprehur se i mituri kishte probleme me izolimin dhe melankolinë, ndërsa theksohet se nuk merrte trajtim mjekësor.

Ndërkohë, raportohet se forcat policore kanë sekuestruar disa sende personale, përfshirë dhe celularin e 17-vjeçarit, si dhe do të merren në pyetje bashkëmoshatarët dhe nxënësit e shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku ai vazhdonte gjimnazin.

Gjithashtu, janë duke vazhduar akoma hetimet për më tepër detaje.

Ndërkohë, mësohet se gjithashtu i riu ka qenë në të njëjtën shkollë, ku dy muaj më parë dhe tjetër adoleshente vrau veten. Kujtojmë se, Irsa Muçollari, 17 vjeçe u vetëvra më 10 shkurt, për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që e reja përjetonte nga shoqëria e saj në shkollë.

Ajo ka vrarë veten në dhomën e saj ndërsa pas ka lënë një letër ku kishte shprehur të gjitha emocionet e këqija që e kishin mbërthyer 17-vjeçaren prej kohësh, e cila qëndronte e mbyllur në vetvete pa patur mundësinë të fliste me askënd tjetër.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x