Moti bënë kthesën drastike, Hakil Osmani jep lajmin e madh ‘Rrebeshe shiu deri në…’

Hakil Osmani nga MeteoAlb ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku bëri edhe parashikimin e motit për këtë javë.

Ai tha se këtë të hënë, por edhe në ditët në vijim pritet që moti të jetë i qëndrueshëm deri të mërkurën, ndërsa në gjysmën e dytë të javës pritet të kemi edhe reshje shiu.

“Parashikohet që kjo javë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës motit do jetë i qëndrueshëm, do kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vranësirat do i kemi prezente në pjesën e dytë të ditës. Gjatë fillim javës do kemi reshje me sasi të pakta, ndërsa nga mesi i javës, reshjet do jenë në sasi disi më të konsiderueshme”,-tha Osmani.

Ai tha se temperaturat e ajrit pritet të jenë të larta të hënën dhe të martën, ato do të shkojnë në vlerat maksimale 25-26 gradë celsius ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gradë celsius. Ndërsa nga e mërkura e në vijim temperaturat, sipas Hakil Osmanit do të pësojnë një rënie.

Ai tha se maksimumi i temperaturës së ajrit do të jetë 21-22 gradë celsius, ndërsa minimumi pritet të jetë 4 gradë celsius.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x