‘3-4 herë shkojë në dhomën e rrëfimit dhe…’ Laerti nxjerrë zbuluar Gjestin! Tregon atë që nuk e kanë kapur kamerat

Aktori i njohur, Laert Vasili, u shpall finalisti i tretë i Big Brother VIP Albania.

Ditën e sotme ai ka bërë një rrëfim për Shqipëria Live për gjithë eksperiencën në këtë format.

Në lidhje me fituesin e këtij edicioni, ai tha se Gjesti e meritonte, por nuk i kurseu thumbimet.

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri”, tha ai fillimisht.

Tutje shtoi: “Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”.

Në vend të dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi dhe në vend të tretë Egli Tako.

Gjesti fitoi plot 100 mijë euro, derisa tani po vazhdon me angazhimet në muzikë

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x