Tr*nditëse në Tiranë! Gruaja hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja me iniciale L. N. rreth 60 vjeçe, është vetëhedhur nga kati i 8-të i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që e kanë çuar 60-vjeçaren të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

“Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x