Historia e dashurisë mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”.

Fansat kërkojnë të dinë se çfarë po ndodh mes tyre jashtë shtëpisë së famshme.
Kjo marrëdhënie u diskutua së fundmi edhe në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. I ftuar në studio ishte producenti i njohur Eduard Deda, i cili komentoi situatën duke shprehur keqardhjen për Eglin. Sipas tij, ajo është mashtruar në këtë lidhje dhe është bërë viktimë e ndjenjave të saj.
Deda theksoi se Egli është afeksionuar pas fituesit të BBVA4, duke lënë të kuptohet se emocionet e saj nuk janë kthyer në të njëjtën mënyrë nga Gjesti.
“Mua më vjen shumë keq për këtë vajzë, e cila realisht është mashtruar në këtë marrëdhënie. Ajo i ka dhënë fitoren dhe gjithë vëmendjen e mundshme këtij djali. U kujdes për këtë djalë maksimalisht, tregoi që vërtetë e donte. Mendoj që ajo vajza është e afeksionuar pas atij djali, por është viktimë e ndjenjës së vet”, tha Deda.