Lajm i trishtë, arsimi në z*! Mbyll sytë përgjithomë profesori i njohur ndër breza.

Profesori i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë,

Fatmir Mema nuk jeton më. Lajmi i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të shtune, duke lënë të pikëlluar familjen, kolegët dhe studentët e pafund që kishin mësuar prej tij.

“Një lajm i trishtueshëm për familjen, miqtë, kolegët dhe studentët: ndërroi jetë miku ynë i jashtëzakonshëm, Prof. Dr. Fatmir Mema. Për mua ishte vëlla. U njohëm në vitin 1982 si bashkëstudentë të Ekonomikut dhe mbetëm miq të pandashëm për 42 vjet”, shkruan ish-ministri Arben Malaj.

Edhe vetë profesr në këtë fakultet, Malaj thotë se Fatmir Mema ishte i palodhur për të ndihmuar studentët, por jeta e kishte përballur me pak sfida, siç ishte ajo e vdekjes së djalit 14 vjeçar pas diagnostifikimit me shëmundje të rëndë.

“I palodhur për të ndihmuar çdo student dhe kolege të ri. Mbështetës i studentëve dhe kolegëve nga Kosova dhe Maqedonia. Fatmiri pati jo pak sfida në jetën e tij. Vdekja e Aleksit ishte një thikë në zemër që mbeti e ngulur deri në momentin që Zoti i dëgjoi lutjet e përditshme për t’u bashkuar.

Prehu në paqe, i dashur mik i vyer i mijëra studentëve dhe kolegëve! Ngushëllime familjes! Do të jesh i paharruar për dashamirësinë, pozitivitetin dhe përkushtimin në shërbim të cdo studenti dhe kolegu”, përmbyll Arben Malaj.Biografi e shkurtër – Fatmir Mema

Prof. Fatmir Memaj (1962) është profesor i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës që nga viti 2007. Ai ka qenë dhe aktualisht ishte Zëvendës Dekan (2003-2016 dhe 2020-) duke mbuluar menaxhimin ndërkombëtar të projekteve, Standardet dhe Sigurimin e Cilësisë. Është diplomuar për Bachelor në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, (1985), PhD (nëntor 1996).

Interesi i tij kërkimor përfshinte: statistikat, demografinë, metodat dhe teknikat e kërkimit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin socio-ekonomik të fokusuar në vendet e Ballkanit. Ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Think Tank Shqiptar Social Ekonomik.

Prof. Memaj është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Studime të Pyetësorëve – IASS (2000), anëtar i Shoqatës së Statisticienëve të Ballkanit (2000) dhe anëtar i Shoqatës Evropiane të Arsimit Ndërkombëtar – EAIE, (2011).

Gjatë periudhës 1992-1993 ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes, duke mbuluar probleme ekonomike dhe gjithashtu, ka qenë dhe aktualisht po kontribuon si konsulent i disa kompanive ndërkombëtare dhe vendase, agjencive të administratës publike shqiptare dhe këshilltar me kohë të pjesshme në disa ministri shqiptare.

Ai ka mbi 35 vjet përvojë në institucionet e arsimit të lartë dhe është autor dhe bashkëautor në 6 monografi, 5 përkthime librash, më shumë se 60 artikuj, më shumë se 100 punime konferencash dhe mbi 100 projekte kërkimore, duke qenë studiues, partner dhe koordinator i ekipit lokal.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x