Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, ku një furgon pasagjerësh është përmbysur në mes të rrugës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi, i cili ndodhej vetëm në automjet,
ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë. Bëhet me dije se ai është dërguar në spitalit Rajonal Fier, ku po merr trajtimin mjekësor.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun.