Gjesti dhe Xheneta përballen në korridoret e TCH, ja cfarë ndodhi në ‘takimin’ e tyre!

Pas daljes së Gjestit nga “Big Brother VIP” dhe përfshirjes së Xhenetës në “Trotuar” takimi mes tyre në ambientet e Top Channel ishte thuajse i pashmangshëm.

Dhe ashtu ndodhi: që në javën e parë pas finales së BBV, të dy janë ndeshur për here të parë.

Në episodin e sotem në “Trotuar”, të ftuarit nuk i kursyen ngacmimet ndaj Xhenetës, duke i përmendur përballjen e saj me Gjestin dhe madje edhe një shkëmbim buzëqeshjesh mes tyre.

Xheneta sqaroi se nuk ka pasur asnjë bisedë me Gjestin, duke theksuar se ai ishte i shoqëruar.

Megjithatë, ajo pranoi se një buzëqeshje ishte shkëmbyer. E pyetur nga moderatorja Nevina nëse do të fliste me Gjestin nëse ai do ta përshëndeste, Xheneta u shpreh prerë:

“Jo, nuk do të flas…”

Ajo gjithashtu theksoi se ky vendim është personal dhe nuk ka lidhje me asnjë kontratë apo ndikim nga menaxheri: “Menaxheri im nuk ndërhyn në asnjë vendim timin,”- përfundoi Xheneta, duke lënë të kuptohet se historia me Gjestin është kapitull i mbyllur.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x