La Marion për Gjestin? Egli tregon të vërtetën nësa ka qenë në lidhje me instruktorin e palestrës

Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania,

Egli Tako u bë shpesh pjesë e mediave rozë dhe diskutimeve në rrjete sociale, si për lojën brenda shtëpisë, ashtu edhe për jetën private.

Në atë kohë filloi të qarkullonte lajmi se Egli kishte qenë në një romancë me instruktorin e palestrës ku stërvitej, Mario Olldashi, pak para se të hynte në reality show.

Për t’i dhënë fund këtyre aludimeve, ka reaguar vetë Egli Tako.

“Mario ka qenë instruktori i kunatit tim, ky është i vetmi kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste BBV. Unë jam ushtruar për një farë kohe në palestrën që ka qenë Mario. Por më pas jam larguar”, tha Egli.

Me këtë deklaratë, ajo sqaroi publikisht se nuk ka pasur asnjë lidhje romantike para pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x