Aksident i rëndë me një viktimë është shënuar pak pas mesante në Tiranë.

Një 35-vjeçar ka përplasur me makinë për vdekje një këmbësor i cili po kalonte rrugën në zonën e Laprakës.
“Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.”