E bija dyshohet se ka vr*rë të dashurin, flet e sh*kuar e ëma ‘Nuk ka mundësi, është sajesë. Vajza ime nuk…’

Shtatë vite nga vdekja e të riut Antonio Karafili, Prokuroria e Korçës bëri të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje duke shpallur kështu në kërkim, partneren e tij, të renë Kejsi Spaillari.

Prokuroria e Korçës pas një hetimi të thelluar arriti që të identifikojë dy autorët të cilët e vranë Karafilin dhe më pas e varën për të fshehur gjurmët dhe për ta “shitur” këtë ngjarje si një vetëvrasje.

Nga hetimet e bëra deri më tani rezultoi se Kejsi Spaillari, asokohe vetëm 18 vjeç, së bashku me të dashurin e saj, Rexhep Vathin, e kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas trupin e pajetë të së riut e varën në një pishë.

E teksa e reja është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi prej vitesh jeton në Kanada, lidhur me këtë ngjarje ka folur nëna e të resë e cila jeton në qytetin e Korçës. Për Euronews Albania ajo ka mohuar përfshirjen e vajzës së saj në kërkim. Mes lotësh, nëna e vajzës ka thënë disa herë që kjo ngjarje është sajuar dhe se të bijën po e bëjnë vrasëse pa akuza konkrete.

“Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është një sajesë. Çdo gjë është e stisur e tëra, nga fillimi. Nuk ka lidhje ka qenë krejt ndryshe historia që në fillim. Nuk di se çfarë të them. Jam e shokuar”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, që sa i përket gjurmëve biologjike të gjetura në çarçaf, ajo ka pohuar se e bija ndodhej në vendin e ngjarjes pas vetëvrasjes të së riut, së bashku me nënën dhe vëllain e këtij të fundit dhe se i kishte ndihmuar në uljen e trupit nga pema.

Pjesë nga intervista:

E ëma e Kejsi Spaillarit: Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është një sajesë. Çdo gjë është e stisur e tëra, nga fillimi. Nuk ka lidhje ka qenë krejt ndryshe historia që në fillim. Nuk di se çfarë të them. Jam e shokuar.

Gazetari Xhensil Shkëmbi: Gjithashtu thuhet se vajza juaj ka pasur një lidhje paralele me Antonio Karafilin dhe Gjergj Vathin, i cili ka vrarë veten?

E ëma e Kejsi Spaillarit: Unë nuk e njoh personin në fjalë, po e dëgjoj për herë të parë. Këtë person e kam dëgjuar vetëm nga historia që ka dalë. Jam vërtet shumë e hsokuar sepse nuk ka mundësi, që pa pasur një gjë konkrete të shpiket kjo histori. Si ka mundësi që në kaq vite Policia nuk është në gjendje të zbulojë një krim që është kaq,,, dhe të bazohet vetëm në fjalë, në sajesa, pa pasur asnjë fakt.

Gazetari Xhensil Shkëmbi: Thuhet që janë gjetur të dhëna biologjike në çarçafin e viktimës, nga vajza juaj?

E ëma e Kejsi Spaillarit: Normale që do gjenden, sepse Kejsi ishte kur e gjeti së bashku me të ëmën. E kanë mbajtur dhe e kanë prerë çarçafin. Edhe unë e kam prekur me dorë çarçafin në momentin që e kanë sjellë djalin në shtëpi. Se ne e dinim si histori, nuk kishte arsye pse të ndodhte kjo, apo Kejsi ta bënte këtë gjë. Nuk kishte arsye.

Gazetari Xhensil Shkëmbi: Zonjë po pse tani, kush e ka lëvizur këtë çështje?

E ëma e Kejsi Spaillarit: Nuk e di. Kanë nisur një luftë si me mullinjtë e erës, çdo gjë shpifet dhe besohet. Nuk e kuptoj si ka mundësi që besohet çdo gjë pa asnjë bazë të merret e mirëqenë. Të bëhesh vrasës pa pasur asnjë provë, nuk e besoj.

Gazetari Xhensil Shkëmbi: Ju keni folur gjatë gjithë kohës me vajzën tuaj, çfarë ju ka thënë?

E ëma e Kejsi Spaillarit: Atë që kanë thënë të gjithë. Kejsi nuk ka lidhje fare. Ata ishin në Korçë, kishin pasur një grindje. Ishin ngjitur në Voskopojë. Kishin dashur të zbrisnin, ai nuk donte që të zbriste pas grindjes dhe Kejsi e kishte lënë aty, kishte pritur që ai të vinte, nuk kishte ardhur dhe kishte zbritur kishte marrë të ëmën dhe të vëllain duke u thënë që nuk do të zbresë. Kur vajtën e kanë gjetur. Dhe ato që thanë atë natë kur Kejsi më mori në telefon duke ulërirë pasi e kishin gjetur, ata nuk thanë që ishte i shtrirë ashtu si dhe ata pretendojnë, por vetë e ëma tha që e ngritëm peshë që premë çarçafin dhe jo e gjetëm me këmbë në tokë. Pra është një sajesë, pas një muaj e gjysmë filluan ta stisën këtë.

Gazetari Xhensil Shkëmbi: Aludohet që në vend ngjarje mund të ketë qenë dhe Gjergj Vathi?

E ëma e Kejsi Spaillarit: Nuk e kam idenë e kësaj, që mund të ketë qenë në momentin që e gjetën? Jo. As ata nuk e kanë pranuar, pastaj se çfarë kanë sajuar gjatë rrugës nuk e di. Është të bien në qafë, unë dua vetëm drejtësi nga Policia të bëjnë punën e tyre, të zbulohet kjo. Sepse është mëkat që të bësh vrasës dike që nuk është.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x