I cuditi të gjithë dhe shumica nuk e besuan, ish konkurentja e Ferma Vip 2 nxjerrë foto të vëllait ‘Dragua’!

Historia e Danelës, ish-konkurente në “Ferma VIP 2”, ka ngjallur shumë reagime pas deklaratës së saj se

 

“vëllai i saj lindi dragua” dhe kishte fuqi të mbinatyrshme, veçanërisht gjatë netëve me shi.

Për shumëkënd kjo histori tingëlloi si e pabesueshme, por Danela ka reaguar fuqishëm ndaj skepticizmit.


Në studion e “Living Room”, ajo ka publikuar foto të vëllait të saj të vogël, të cilat sipas saj “dëshmojnë qartazi ndryshimin dhe fuqinë e tij të veçantë”, duke theksuar se ai kishte sjellje të pjekura përtej moshës, fuqi fizike të jashtëzakonshme, dhe një prani të pazakontë që i linte të gjithë të habitur.

 

Danela gjithashtu kujtoi se i ati e përshkruante të birin si një “burrë i madh në trup të vogël”, dhe se në familjen e saj ishte përjetuar si një fëmijë me mision të veçantë.

Pavarësisht se disa e quajnë këtë histori mit apo fabul personale, Danela këmbëngul që nuk ka asgjë për të trilluar dhe se “fëmijët Dragua” janë realitet për shumë familje që nuk flasin publikisht.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x