U kritikua nga ndjekësit për veshjen në festën e Luna Mari, Kiara bënë REAGIMIN që nuk pritej!

Pas komenteve të shumta në rrjet për veshjen e saj në festën e ditëlindjes së vajzës, Kiara Tito ka vendosur të japë një përgjigje publike.

Moderatorja ka ndarë në Instagram një foto nga sfilata Chanel pranverë-verë 2002, duke treguar se pikërisht ajo ka qenë frymëzimi për fustanin që kishte zgjedhur.

“Për fustanin e ditëlindjes së Lunes u frymëzuam nga një sfilatë e Chanel koleksioni pranverë-verë i vitit 2002, për të gjithë kritiket,” – shkroi Kiara.

Ajo gjithashtu shtoi: “Dhe jo, nuk kisha vapë, isha super rehat!” – duke iu referuar kritikave për zgjedhjen e saj në një ditë të ngrohtë.

Ky reagim është një mesazh i qartë për komentuesit, duke nënvizuar se zgjedhjet e saj stilistike janë të menduara dhe të inspiruara nga moda ndërkombëtare.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x