Dashuria TRIUMFOJ jo si ajo e Gjestit edhe Eglit… Joz Marku surprizon Loredanën për ditëlindje (FOTO)

Pavarësisht thashethemeve të fundit që flisnin për një ndarje mes tyre,

 

Loredana dhe Joz Marku duket se janë ende bashkë dhe më të afërt se kurrë.

Dyshja që krijoi një romancë të komentuar gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 4 – sezon që përfundoi më 19 prill me fitoren e Gjestit – ishin në qendër të vëmendjes pasi u përfol se lidhja e tyre mund të kishte marrë fund pas incidentit me shpullën që Jozi i dha Gjestit, teksa po largohej nga shtëpia bashkë me Loredanën.

Por këtë 7 maj, në ditëlindjen e Loredanës, Jozi i ka hedhur poshtë të gjitha zërat, duke i bërë asaj një surprizë të ëmbël.

Ai ka publikuar në Instastory një video me disa momente të bukura të tyre brenda shtëpisë së BBVA, shoqëruar me një urim për ditëlindjen e saj.

Ky gjest i ka emocionuar fansat e çiftit dhe ka treguar se marrëdhënia e tyre vijon edhe jashtë kamerave, pavarësisht presionit të rrjeteve sociale dhe zhurmës mediatike.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x