E fundit nga votat e diasporës: Ja si paraqitet rezultati, deri më tani kryeson Partia Socialiste!

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, në ambientet e parkut olimpik “Feti Borova”.

Deri në orën 06:00 janë përpunuar 977 zarfa, me rezultate paraprake që japin një epërsi për Partinë Socialiste.

Sipas të dhënave të deritanishme:

Partia Socialiste (PS) ka marrë 47.23% të votave,

Partia Demokratike (PD) ndjek me 38.60%.

Numërimi po bëhet i ndarë sipas qarqeve, ndërkohë votat e ardhura nga Greqia ende nuk janë përfshirë në këtë fazë.

Procesi është ndërprerë përkohësisht dhe pritet të rifillojë në orën 10:30 të paradites, në të njëjtin vend.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x