Procesi i numërimit vazhdon, PS kryeson! Vjen reagimi i parë nga Edi Rama

Teksa në të gjithë vendin vijon numërimi i votave, Partia Socialiste kryeson me 244,439 vota, që përkthehet në 83 mandate.

Për këtë ka ardhur dhe reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një foto në rrjetet sociale.

Rama ka ndarë një foto nga pedonalja përballë selisë së Partisë Socialiste, me një filtër rozë sipër saj, ngjyra që simbolizon dhe PS. Krahas fotos, kryeministri shkuan “Çfarë agimi ky sot”, shoqëruar me emojin e dorës me 5 gishta, për të nënkuptuar numrin 5 që PS mban në fletën e votimit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x