Rinisë numërimi i votave të Diasporës, ndryshon renditja e partive! Ja cfarë tregojnë të dhënat

Pas një ndërprerje disa orëshe, procesi i numërimit të votave nga Diaspora ka rinisur sërish.

Referuar përditësimit të fundit nga KQZ, ORA 14:30, deri më tani janë numëruar 3591 zarfa nga 194889 që janë në total.

Nëse deri para pak orësh, Partia Demokratike ishte në avantazh nga emigrantët, tani situata ka ndryshuar dhe PS ka 1954 vota, ndërsa Nisma Koalicioni Shqipëria Bëhet ka 313 vota.

PS: 1954
PD: 1053

Ashtu si edhe me votuesit e brendshëm, shqiptarët e Diasporës kanë “ngjyrosur me blu” vetëm Shkodrën dhe Kukësin, ndërkohë që në disa qarqe procesi i numërimit nuk ka vazhduar akoma.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x