Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy të rinj, shoferi i motomjetit dhe pasagjeri.
Dy të rinjtë janë me origjinë nga Zall Bastari dhe sipas dëshmitarëve okularë nga përplasja e forte trupat e tyre kanë përfunduar në lumë.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim nga policia, teksa në vijim priten më tepër informacione.
Përditësim ora 10:36
Lidhur me këtë aksident ka reaguar edhe Policia e Tiranës të cilët bëjnë me dije se viktimat janë dy të rinj, shtetasit me ininciale B.H, 23 vjeç dhe O.L, 18 vjeç.
“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L”, njofton Policia.