Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, saktësisht në Unazën Lindore.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ku shtetasi Lorenc Kaci 26-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit dhe më pas është përplasur me bordurën anësore.
Për pasojë, fatkeqësisht shtetasi 26-vjeçar ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njofitmi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.