Këtë të enjte, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh-Fterrë, është regjistruar një aksident i rëndë.

Policia njofton se drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Në automjet udhëtonin tre shtetas, mes tyre dhe një efektiv policie. Fateqësisht si pasojë e aksidentit efektivi me ininciale E.M, 47 vjeç, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rnëdë shëndetësore.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.