Cfarë po ndodh mes Ledionit dhe Xum Allushit pas përpIasjes së tyre të fundit?

Pas një sërë thumbash dhe nënkuptimesh mes Xumit dhe Ledionit — që kulmuan me batutën për proteinat — duket se situata po shkon drejt qetësimit.

Dhe në mënyrë disi të papritur, është vetë Xumi që ka zgjedhur të ulë tonet dhe të flasë me gjuhën e diplomacisë.

I kontaktuar nga Bordo, Xumi ka sqaruar arsyen e mungesës së tij në “Prime”-t e fundit të Big Brother VIP Albania:

“Kam pasur shumë punë realisht. I kam thënë dhe Ledionit dhe produksionit që kam pasur jashtëzakonisht shumë punë. Nuk kam mundur të ha bukë e jo më të jem aty. Por me shpirt aty kam qenë.”

Pra, jo mungesë vullneti, por thjesht mungesë kohe (dhe ndoshta pak lodhje shpirtërore nga gjithë zhurma e rrjeteve sociale).

Përplasja? S’ka ndodhur! – të paktën sipas tij. Dhe për t’i dhënë fund çdo aludimi që vazhdon të endet, Xumi shtoi:

“Unë me Ledionin dhe Sarën jemi miq ekstrem shumë të mirë. Madje, madje – nuk i dihet – mund të na shikoni në ndonjë projekt të bukur në të ardhmen. Kam shumë respekt për Ledionin dhe për Sarën.”

Një kthesë 180 gradë, që vjen vetëm pak ditë pasi situata mori përmasa publike.

Si nisi gjithçka?

Më 26 prill, në “Post Big Brother”, teksa Gjesti tregonte se kishte humbur peshë nga mungesa e proteinave brenda shtëpisë, Ledioni i hodhi një batutë që ndezi rrjetin:
“Mos i pi ato, se ato janë pisllëqe. Ai që do pinte proteinë dhe do fikte dritat e BBVA, sonte nuk është këtu.”
Dhe të gjithë e morën me mend: e kishte për Xumin.

Xumi nuk priti gjatë për të reaguar në Instagram, ku tha se:
– Ka treguar gjithmonë respekt për të gjithë
– Proteinat janë shkencërisht të certifikuara
– Suksesi i tij ka ardhur nga përkushtimi dhe djersa, jo nga “pisllëqet”

E mes gjithë këtij debati, një fjali tjetër e Xumit krijoi edhe më shumë zhurmë:
“Mbase më qëllon dhe mua nusja me lekë në të ardhmen.”
Një fjali që shumë e interpretuan si thumb të koduar për Sarën, bashkëshorten e Ledionit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x