Ngjarje tragjike në vendin tonë! Shembet muri rrethues i shtëpisë, humb jetën 4 vjecarja!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një vajzë 4-vjeçare.

Fatkeqësisht e mitura nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x