‘Jam i detyruar të reagojë pas disa lajmeve të pavërteta…’ Elvis Pupa ka dy fjalë për të thënë për gjithë zhurmën që është krijuar në rrjet!

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në media lidhur me shpalljen e tij në kërkim nga autoritetet australiane,

aktori Elvis Pupa ka reaguar për herë të parë publikisht, përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Pupa mohon kategorikisht akuzat për arratisje apo fshehje.

Ai sqaron se ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë, ku po zhvillon aktivitetin e tij profesional, i planifikuar më parë, si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera të Europës.

“Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit,” – shkruan ai, duke theksuar se lajmet që kanë qarkulluar janë të shtrembëruara dhe me prirje sensacionaliste.

Në lidhje me bashkëshorten e tij, Belina Pupa, e cila është përballur me një seancë gjyqësore në Australi, ai konfirmon se ajo është e lirë dhe vazhdon punën e saj si zakonisht.

Ai shpreh besimin se drejtësia do të zbardhë gjithçka në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x