Mes Jozit, Gjestit dhe Eglit – ja kush kryeson me më shumë shikime në YouTube

Tre emra të njohur nga edicionet e fundit të “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku

 

, Egli Tako dhe Gjesti, kanë publikuar së fundmi projekte të reja muzikore, të cilat janë pritur me interes nga ndjekësit në rrjete sociale dhe në platformën YouTube.

Joz Marku ka ardhur me këngën “Dhimbje”, Egli Tako ka publikuar “Jetë”, ndërsa Gjesti ka hedhur në qarkullim projektin “Veshu ndreqe”.

Të treja këngët kanë marrë miliona shikime në pak ditë nga publikimi, duke dëshmuar një interes të lartë të publikut për karrierën muzikore të secilit prej tyre.

Bazuar në shifrat aktuale të shikimeve, në vendin e tretë renditet kënga “Dhimbje” e Joz Markut, e cila numëron rreth 1.9 milionë klikime.

Në vendin e dytë ndodhet Egli Tako me “Jetë”, që ka arritur të mbledhë 2 milionë shikime.

Ndërkohë, në krye të listës pozicionohet Gjesti me këngën “Veshu ndreqe”, e cila ka kaluar 3 milionë klikime, pavarësisht se është publikuar disa ditë pas dy projekteve të tjera.

Performanca e këtyre projekteve në YouTube tregon se gara për vëmendjen e publikut vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit, duke e kthyer suksesin në muzikë në një vazhdimësi të natyrshme të prezencës së tyre televizive.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x