35-vjeçari tenton t’i japë fund jetës, policia e shpëton në moment të fundit…

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë në qytetin e Durrësit,

 

falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit dhe zjarrfikëses.

Një burrë rreth 35 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga çatia e një ndërtese.

Sipas burimeve paraprake, ai kishte hipur në çati dhe qëndronte në rrezik për disa minuta, ndërkohë që qytetarët kishin njoftuar autoritetet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat me profesionalizëm kanë bërë të mundur neutralizimin dhe uljen e tij në tokë pa dëmtime.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se 35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore dhe po trajtohet nga specialistët përkatës. Ndërkohë, po punohet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tentativë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x